Naomi Campbell tërhoqi vëmendjen e të gjithëve teksa veshi një fustan të guximshëm transparent të mërkurën në mbrëmje për të marrë pjesë në festën kokteil të “Harper’s Bazaar Icons Issue” në Le Veau d’Or në New York.
Supermodelja 54-vjeçare tregoi figurën e saj të pabesueshme të trupit teksa doli pa sytjena në fustanin e guximshëm që përfshinte një pjesë të sipërme me jakë të hapur dhe një fund sateni me një panel transparent të madh.
Naomi, e cila zgjodhi këpucë të thjeshta të zeza me majë, për aksesorë kishte vendosur edhe disa unaza të mëdha në duart e saj, shkruan DailyMail.
Naomi Campbell
Ajo shfaqi plot vetëbesim teksa pozonte në eventin e shkëlqyer, i cili nderon ikonat që ndër vite kanë pozuar në kopertinën e revistës.
Bukuroshja kishte flokë të shkurtër dhe kaçurrela për këtë rast, të cilat e përkufizuan perfekt fytyrën e saj, dhe makijazhi i saj karakterizohej me penel të zi te pjesa e syve dhe buzëkuq ngjyrë bezhë.
Naomi Campbell
Ylli i pasarelave të modës dukej në humor të shkëlqyer teksa bashkëbisedonte me të ftuarit e tjerë në festë, përfshirë Carlos Nazario dhe Solange Knowles.
Pamja e Naomit padyshim që tërhoqi sytë e të gjithëve, duke zhvendosur kështu pak vëmendjen nga incidenti i saj i fundit me Anna Wintour.
Ajo kishte replikuar fuqishëm ndaj një komenti të Annës për vonesën e saj gjatë shfaqjes së modës “Harlem’s Fashion Row” të martën.
Ndërsa Naomi vazhdoi të shijonte Javën e Modës në New York, ajo mori pjesë edhe në festën e “Bulgari Studio” në të njëjtën veshje.