Shëndetësi

Eva Alikaj le pa fjale teleshikuesit: Zbulon për herë të parë se sapo ka parë komedinë “Pallati 176”

Aktorja Eva Alikaj ka qenë e ftuar te “Rudina” në Klan dhe ka habitur teleshikueset teksa është shprehur se komedinë “Pallati176” ka arritur ta shohë komedinë e plotë vetëm pak ditë më parë.

“Të të tregoj edhe një sekret tjetër? Jo sekret, por është herë e parë e thënë. Para se të vija këtu, më rregulloi djali YouTube-n dhe ishte “Pallati 176”.

Unë s’e kam parë me thënë të drejtën sepse ne nuk i shohim, kur bëhet, del nga ne dhe kaq.

E kam parë fragmente-fragmente, dhe më në fund e pashë të gjithën”, tha ajo.

Më tej Eva vlerësoi gjithashtu performancën e të gjithë kastit të “Pallatit 176”.

Sa i përket realizimit të rolit të saj, aktorja tha se veç batutës “po ju të dy që jeni fejuar?”, që mendon se mund të ishte realizuar më mirë, është shumë e kënaqur me çfarë ka arritur.

Nderkohe, ra ne sy fakti qe aktorja dukej shumë e freskët dhe për këtë, autorja e programit i kërkoi të zbulonte cili është sekreti i bukurisë:

“Gjenet, por kam bërë edhe ndërhyrje estetike…”, – tha ajo.

“Ja, meqenëse do ta dish, kam bërë diçka. Vetëm pak rrudhat janë tërhequr dhe pak këtu te qafa.

Kjo është bërë. Unë nuk dua të ndryshohem, sepse dua të jem vetvetja, por moshën e kam për t’i bërë këto gjëra, edhe si artiste dhe kaq…”- shtoi Eva.

Aktorja mori per pak kohe pjesë në ‘Big Brother VIP Albania’, por kjo eksperiencë nuk i la shije të mirë.