Lajme

Gërvalla: Me Serbinë që nxitë urrejtje, vazhdimi i procesit në Bruksel do jetë i vështirë

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, tha se me qasjen e Serbisë, që nxitë urrejtje dhe konflikte, vazhdimi i procesit në Bruksel, sipas saj, do të jetë tepër i vështirë.

Gërvalla tha se ka nevojë për rishikim të procesit në tërësi.

“Kemi nevojë për një rishikim të procesit në tërësi, kemi nevojë që komisioni i ri, personat e ri që vijnë në Bruksel dhe marrin detyrat e reja të kenë një strategji të qartë se ku çon procesi i ri i negociatave mes Kosovës dhe Serbisë dhe si do të duket ky proces. Me këtë qasje, me bllokimin e kufijve të Kosovës, me një qasje vazhdimisht armiqësore, me një gjuhë e cila nxit vetëm urrejtje dhe konflikte, do të jetë i vështirë vazhdimi i procesit në Bruksel. Prandaj duhet të presim deri të vijnë institucione të reja, bartësit e rinj të funksioneve të reja me shpresën që do të kenë një vizion më të qartë se si mund të ruhet siguria dhe paqja e brishtë në rajonin tonë”, tha Gërvalla.