Elton John ka njoftuar në rrjetet e tij sociale se ka pësuar një infeksion të rëndë të syve, me të cilin është dashur të luftojë gjatë gjithë kësaj vere. “Gjatë verës, kam qenë duke u përballur me një infeksion serioz të syrit që fatkeqësisht më ka lënë me shikim të kufizuar në njërin sy”, ndau këngëtari 77-vjeçar në një deklaratë në llogarinë e tij në Instagram më herët të martën, raportoi Page Six.
“Po shërohem, por është një proces jashtëzakonisht i ngadaltë dhe do të kalojë pak kohë para se shikimi të kthehet në syrin e prekur”, shtoi Elton John.
Këngëtari i “Rocket Man” vazhdoi duke falënderuar “ekipin e tij të shkëlqyer të mjekëve dhe infermierëve”. Ai shprehu gjithashtu mirënjohje për familjen e tij, bashkëshortin e tij David Furnish dhe djemtë e tij, Zachary, 13 vjeç dhe Elijah, 11 vjeç, të cilët “janë kujdesur aq mirë për mua gjatë javëve të fundit”.
Elton John e ka kaluar verën “duke u rikuperuar në shtëpi” dhe ndihet pozitiv për përparimin “që ka bërë në shërim”. Muzikanti e përfundoi përditësimin për shëndetin e tij me një lamtumirë “dashurie dhe mirënjohjeje”.
bal