Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me kryediplomatin turk, Hakan Fidan, ka njoftuar se bashkë kanë diskutuar për potencialin e bashkëpunimit, në fushën e politikës së jashtme dhe mbrojtjes.
Osmani, po ashtu, ka treguar se përkushtim i përbashkët i dy shteteve, do të vazhdojë të mbetet forcimi i partneritetit mes tyre.
“Në takim me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, e falënderova për miqësinë dhe mbështetjen e shtetit turk për Republikën e Kosovës në çdo etapë e proces. Me ministrin diskutuam për potencialin e bashkëpunimit përfshirë fushën e politikës së jashtme dhe mbrojtjes, si dhe fusha të tjera të interesit të ndërsjellë. Forcimi i partneritetit midis Kosovës dhe Turqisë mbetet përkushtim i përbashkët”, ka shkruar Osmani në Facebook./teve1.info/