Lajme

Vrasja e Roshkodolit/ Gazetari zbulon detajet:U gjetën prova në një servis në Mullet, kishte makina të vjedhura nga BE

Vrasja e Elis Rroshkodolit tronditi Shkodrën një javë më parë, teksa u arrestua nga policia Xhuljo Mala për sigurimin e kushteve për vrasjen e Roshkodolit, me precedentë kriminalë të mëparshëm.

Më shumë detaje dha në një emision televiziv i cili zbuloi se Mala ka qenë i dënuar me 10 vite më parë për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha në Lazarat në 2015, por përfitoi nga amnistia dhe u lirua në 2020.

‘Dukej si natyra e nja atentati që duhej kohë për tu zbardhur por duheshin vetëm një javë. Sot janë shpallur në kërkim 3 persona, të identifikuar si organizues dhe atentator. Sot u arrestua një person, Xhulio Malo. Që ka qenë i arrestuar në 2015 ku u ekzekutua në Lazarat, Ibrahim Basha. U dënua me 10 vite burg por nga burimet mori lirin në 2020, duke përfituar nga amnistia penale. Ka mundur të identifikoj automjetin që u përdor në atentatin e Roshkodolit. U gjetën prova në një servis këtu në Mullet. U gjetën automjete të vjedhura nga BE. Mbetet për tu parë se kush janë porositësit. Roshkodoli ishte një personazh problematik i përfshirë në disa ngjarje. Duhet parë dhe duhet kuptuar se çfarë ka ndodhur’, tha gazetari Dema.