Lajme

Policia thotë se situata është e qetë në pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Të premten janë mbyllur nga protestuesit serbë pikë kalimet kufitare Merdarë, Bërnjak e Jarinjë, ku aty u panë edhe disa njerëz të maskuar.

E situata në këto pikë kalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë sot është e qetë.

Kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Situata është e qetë, nuk ka pasur ndonjë incident”, tha Elshani.

Ndryshe, bllokimi i pikëkalimeve kufitare në anën serbe mes Serbisë dhe Kosovës u paralajmërua ditë më parë nga njerëz Serbi, si shenjë proteste ndaj zhvillimeve të kohëve të fundit në veri të Kosovës – pjesë e banuar me shumicë serbe.

Të mërkurën, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) u ka bërë thirrje shtetasve të Kosovës dhe mërgatës kosovare t’i shmangin pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë gjatë udhëtimeve të tyre transit.

Javën e kaluar, Qeveria e Kosovës i mbylli pesë institucione paralele serbe në katër komunat me shumicë serbe, për të cilat tha se vepronin në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutën e vendit./teve1.info/