Lajme

Përballja e Marklen Hakës me drejtorin e policisë së Tiranës, çfarë i tha Tonin Vocajt?

Marklen Haka i rreshtuar si një nga eksponentët kryesorë të botës së krimit në vendin është arrestuar ditën e sotme në Nikël të Krujës, pas një operacioni katërditor.

Haka, këmbë zbathur u shoqërua në drejtorinë e Policisë së Tiranës, pas arrestimit nga aksioni blic, ku 33-vjeçari tentoi t’i ikte efektivëve.

Teksa futej në ambientet e komisariatit i rrethuar nga RENEA, Haka është përballur me kreun e policisë së kryeqytetit, Tonin Vocaj, që po dilte nga ndërtesa.

Në video, ai duket se është duke i thënë diçka Vocajt, por nuk kuptohet se çfarë i ka komunikuar. Vocaj ka tundur kokën dhe më pas ka takuar efektivë të tjerë.