Çifti i ri, Mozzik dhe Lotina Haziri, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes mediatike.
Romanca e tyre ka marrë përmasa publike, me të dy që ndajnë shpesh momente të ëmbla nga përditshmëria e tyre në rrjetet sociale.
Megjithatë, situata mes Mozzik dhe ish-partneres së tij, Loredana, duket se po zhvillohet me tensione të reja.
Mozzik është baba i një vajze, Hanna, nga lidhja e tij me reperen e njohur kosovare Loredana. Edhe pse ata kanë ndarë rrugët, duket se tensionet mes tyre vazhdojnë ende. Kjo u bë veçanërisht e dukshme pas publikimit të projektit më të ri muzikor të Loredanës, një bashkëpunim me reperen Tayna.
Teksti i këngës së re ka ngjallur reagime dhe spekulime mes fansave dhe ndjekësve të mediave sociale.
Disa pjesë të tekstit janë interpretuar si një mesazh i koduar dhe një “diss” për Mozzik dhe partneren e tij të re, Lotina Hazirin. Disa vargje, si:
– “Fanse e kom pas kush tash ty t’pëlqejka”
– “Stilin që e vesh prej meje i ki, femnat që i nxen prej meje i ki!”
lokimagazine