ShowBizzz

Tuna rigjen dashurinë me partnerin më të ri në moshë

Këngëtarja e njohur Tuna, është përfolur për një lidhje dashurie me një burrë më të ri në moshë. Burime për “Prive” kanë konfirmuar se kjo është e vërtetë.

Sipas asaj që thuhet në rubrikën “E vërtetë, e pavërtetë”, vera i solli koncerte të shumta dhe në shumicën e tyre, këngëtarja e ndau skenën me ish-in e saj, Cozman.

Dyshja sot ruan raporte shumë të mira dhe sjell herë pas here bashkëpunime muzikore, ndërsa në jetën private kanë gjetur rrugë të ndryshme.

Sipas “Prive”, këngëtarja nga Maqedonia e Veriut nuk është në krahët e Cozman, por e lumtur me partnerin e saj që është më i ri në moshë.

Emri i tij nuk bëhet i ditur, por djali që i ka marrë zemrën është nga Shqipëria.