Lajme

“Jam penduar”- Qëlloi për vdekje babain e tij dhe fshehu kufomën në pus, çfarë deklaroi 34-vjeçari: S’ka më kthim mbrapa! Ja pse e vrava

“Jam penduar”, kështu ka deklaruar në gjykatë 30-vjeçari Esmerald Balla, i cili vrau babain e tij, Enver Balla pas një sherri për një shumë prej 75 mijë euro.

I riu doli sot para togave të zeza në Gjykatën e Durrësit, ku ndaj tij u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”.

30-vjeçari pranoi kryerjen e vrasjes para trupit gjykues, ndërsa u shpreh se e bëri për vetëmbrojtje

E kam bërë në kushtet e vetembrojtjes dhe nuk ka kthim mbrapa”, deklaroi Esmerald Balla në Gjykatë.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur më 11 Gusht pas zhdukjes së një shume prej 75 mijë euro nga kasaforta të banesën e tyre.

I riu pasi vrau babain me pistoletë, trupin e pajetë të 62-vjeçari dyshohet se e hodhi në bashkëpunim me shokun e tij Edison Brahaj në një pus në fshatin Shënavlash në Durrës, ku edhe banonin.

Dy ditë më pas më 13 Gushti, i riu denoncoi në polici zhdukjen e të atit duke pretenduar se ai ishte larguar nga banesa dhe kishte ikur me një grua tjetër së bashku me shumën e konsiderueshme të parave. Të njëjtin version ua tha edhe vëllerzëve të tij, por krimi i të riut është zbuluar disa ditë më vonë nga policia.

Pusi ku trupi i viktimës u gjet më 4 gusht ndodhet rreth 1 km larg banesës së familjes në fshatin Shënavlash të Durrësit.

Autori i krimit pasi ka hedhur trupin e pajetë në pus, ka fshirë çdo gjurmë që mund të çonin policinë tek ai. Mësohet se 30-vjeçari ka pastruar dhe larë makinën, me të cilën transportoi trupin e babait të tij dhe ka fshirë pamjet nga kamerat e sigurisë që monitoronin banesën. Para organeve hetimore, Esmerald Balla ka deklaruar se arma e përdorur për të kryer vrasjen ishte e të atit.

Viktima Enver Balla mësohet është arrestuar dy herë për armëmbajtje pa leje, por ende policia nuk e ka vërtetuar se kujt i përkiste pistoleta. Esmerald Balla ishte i papunë dhe merrej me bagëtitë që kishte familja e tij. Ai jetonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre në një banesë me të atin dhe njerkën.

Ndërsa nëna i ka vdekur 5 vite më parë. Fqinji i 62-vjeçarit Enver Balla, i cili u vra nga djali pas sherrit për paratë, ka folur rreth ngjarjes, ku dhe ka treguar marrëdhënien që kanë pasur babë e bir. Sipas tij, çdo gjë ishte në rregull mes tyre dhe se punonin bashkë. Ai ndër të tjera ka treguar se në fshat, para se policia të zbulonte krimin e rëndë, ishte hapur fjala se 62-vjeçari ishte larguar nga banesa.