VIP-at nga mbarë bota janë bërë bashkë si çdo shtator në Festivalin e Filmit në Venecia duke rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.
Së fundmi e pranishme në këtë ngjarje të rëndësishme ka qenë edhe bukuroshja shqiptare Cindy Marina, e cila ka shkëlqyer teksa ka kaluar në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia.
Si gjithmonë Cindy nuk zhgënjen me paraqitjen e saj, elegante dhe plot sharm, shihet edhe në pamjet dhe modelja ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet e saj sociale.
Më herët bukuroshja Cindy Marina ka qenë në kopertinën e revistës prestigjioze ndërkombëtare “Harper’s Bazaar Vietnam” për muajin prill. Kjo kopertinë tejet e veçantë është realizuar nga fotografja e njohur italiane Nima Benati.
E njohur si modele, prezantuese televizive, sportiste dhe influencer, Harper’s Bazaar e ka cilësuar Marinën si një modele multitalene. Duket se bukuroshja nga Shkodra tashmë i hapi krahët e suksesit në të gjithë botën.
bal