ShowBizzz

Shkak tradhtia? Kader flet për ndarjen nga Lumbardhi

Kader Kicaj përmes një statusi të papritur njoftoi në korrik ndarjen e saj me Lumbardh Salihun.

Së fundmi në një intervistë për “Prive”, ajo ka ndarë më shumë rreth arsyeve që çuan në fundin e marrëdhënies së tyre.

Lidhja jonë brenda shtëpisë së ‘Big Brother’ ishte e mrekullueshme, por jashtë nuk funksionoi. Lumbardhi brenda ishte krejt ndryshe dhe jashtë u ballafaqova me një njeri tjetër,” ka thënë Kaderi. Ajo gjithashtu u shpreh se, pavarësisht se i kishte dhënë një shans të dytë për ta provuar lidhjen, gjërat nuk ecurën siç duhet.

“Nuk ka një ribashkim,” ka theksuar ajo, duke mbyllur derën për çdo mundësi rikthimi. Megjithatë, Kaderi tha se nuk dëshiron të flasë keq për ish-partnerin, duke i uruar fat dhe suksese në të ardhmen.

Sa i përket lajmeve të tradhtisë, përgjigjja e saj nuk ishte shumë e qartë. Ajo tha se të dy janë lënduar, por iu shmang pyetjes së drejtpërdrejtë.



lokimagazine