Efi Dhedhes dhe Mikela Pupa u bënë të njohura për publikun në emisionin ‘Përputhen’ nga ku vajzat krijuan miqësi të ngushtë së bashku teksa e quanin njëra-tjetrën motër. Nisën rrugëtimin bashkë në “Big Brother Vip Albania”, aty ku filluan hatërmbetjet pasi Efi zgjodhi të vazhdonte lojën pa Mikelën.
të ngushta, nuk i kemi parë më aq shpesh në shoqërinë e njëra-tjetrës. Kjo ka bërë që ndjekësit të aludojnë se ç’mund të kishte ndodhur mes tyre dhe miqësisë aq të ngushtë që kishin me njëra-tjetrën. Për këtë ka folur vetë Mikela, e cila ka sqaruar njëherë e mirë situatën.
Ajo i është përgjigjur fansave të cilët e kanë pyetur në Instagram rreth miqësisë me Efin, duke i thënë se vazhdojnë të jenë njësoj shoqe por s’takohen më aq shpesh, pasi janë të dyja të lidhura. Tashmë, ato dalin secila me partnerin dhe nuk u ngel shumë kohë të takojnë aq shpesh njëra-tjetrën.
“Mua s’më dukesh njësoj si më përpara me Efin”- i shkruan një ndjekës ndërsa Mikela ia kthen: “Se nuk jemi më njësoj. Ishim single, tani jemi të lidhura”. Ajo madje ka treguar edhe bisedën e fundit me Efin, ku ajo e pyet ç’dhuratë dëshiron Mikela për ditëlindje. Nga komunikimi i tyre, kuptojeni vetë sa “të ngrohta” apo “të ftohta” janë me njëra-tjetrën.
Mikela Pupa është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhet nënë e një vajze. Ish-banorja e “Big Brother Vip 2” është shpesh aktive në rrjete sociale ku ka vendosur të ndajë detaje nga përditshmëria, puna dhe bashkëjetesa me partnerin e saj Diklo. Së fundmi ajo ka zgjedhur të shuaj kureshtjen e ndjekësve të saj të cilët e kanë pyetur për jetën personale dhe periudhën e shtatzënisë.
Mes këtyre pyetjeve ishte edhe sesi ajo është njohur me partnerin e saj. Mikela tregon se gjithçka nisi në studion e Tattoo ku ai punon me Efin dhe fillimisht ishin thjesht miq. Më pas, Mikela thotë se kanë dalë nëpër takime, por askush nga miqtë nuk ishte në dijeni se mes tyre po lindte diçka. Tashmë që jeta e dy vajzave ka marrë drejtime të ndryshme, të dyja janë distancuar nga njëra-tjetra, duke lënë pas një miqësi të gjatë. Mbetet për t’u parë nëse nga dyshja do të ketë një mundësi të dytë, apo gjithçka është mbyllur mes tyre.