Teksa Roza Lati ishte e ftuar në një emisionin tregoi bisedën e fundit që kishte bërë me Julian Dedën, ku e ka uruar për rolin e tij si moderator në “Fiks Fare” së bashku me Xhemi Shehun.
Mesa duket pas përfundimit të emisionit, dyshja janë takuar me njëri-tjetrin pasi menjëherë kanë publikuar një video në “Instastory”.
Juli dëgjohet të thotë ‘shihe t’ju tregoj një rob që nuk flas’ dhe më pas shfaqet moderatorja e njohur. Pasi treguan që flasin së bashku, por nuk e tregojnë gjithmonë në rrjetet sociale, aktori i njohur i thotë Rozës se i ka bërë pis bluzën me make-up.
Duke qeshur, ish-banorja e “Big Brother VIP3” i bën thirrje bashkëshortes së ish-finalistit të BBV3 se e ka bërë ajo teksa e ka përqafuar.
Pjesë nga biseda:
Juli: Shihe t’ju tregoj një rob që nuk flas. Nuk flasim me Rozën
Juli: O Rozë thuaj i çik a flasim a nuk flasim
Roza: Ne jo flasim, po jo muhabete, të tërë i kemi sharë edhe i kemi lavdëruar
Roza: Ndihemi kështu, sikur jemi dy majmunë që po më kontrollon për morrat në kokë
Juli: Tani thuaj që më ke uruar veç për Fiks Fare
Roza: Të kam uruar veç, më është bërë zemra mal. Fiks Fare me Jul Dedën dhe Xhemi Shehun, nuk e di domethënë
Juli: Sa herë që flasin nuk kemi pse e nxjerrim… Shih si ma ke bërë bluzën
Roza: T’a marrë vesh gruaja, unë e përqafova
Juli: Grua, Roza m’a ka bërë