Ankthi është një gjendje që shumë prej nesh e përjetojnë në një moment të caktuar të jetës
“Shumë njerëz luftojnë me një lloj ankthi dhe kjo është shumë normale dhe e zakonshme,” thotë psikologia e Rachel Goldman.
“Edhe Simone Biles u largua nga gjimnastika për t’u kujdesur për veten dhe u rikthye shumë më e fortë duke shkruar historinë në Lojërat Olimpike Paris 2024”, vijoi ajo.
Ka shumë njerëz që e lehtësojnë gjendjen e tyre me ilaçe apo terapi profesionale, por sipas ekspertes, ka edhe metoda të tjera natyrale që ju ndihmojnë ta përmirësoni apo lehtësoni ankthin në mënyrë efikase.
1. Mbani një rutinë të qëndrueshme
Një shkak i mundshëm i ankthit është mungesa e rutinës në jetën e përditshme. “Krijimi i strukturës për ditën tuaj do t’ju bëjë të ndiheni se jeni në kontroll të situatës,” thotë Goldman dhe për pasojë do keni më shumë kontroll në gjithçka bëni nga jeta private, në punë, shkollë etj.
2. Thjesht merrni frymë
Duket e thjeshtë, por fokusimi në frymën tuaj dhe praktikimi i ushtrimeve të frymëmarrjes së thellë mund t’ju qetësojë si fizikisht, ashtu edhe mendërisht.
3. Bëni lëvizje
Një lëvizje e vogël, qoftë edhe një ecje e shkurtër nëpër lagje apo disa ushtrime të lehta në palestër mund t’ju ndihmojnë që ta kontrolloni më mirë ankthin.
4. Pini çaj kamomili
Kamomili është i njohur për efektet e tij qetësuese, ndaj është provuar që ky lloj çaji ndihmon në përmirësimin e simptomave të ankthit.
5. Mbani ditar
“Mos e censuroni veten, thjesht shkruani të gjitha mendimet që ju vijnë në kokë. Kjo është një formë e mirë lehtësimi për ta ndarë, qoftë edhe me veten ankthin apo gjendjen në të cilën ndodheni,” vijon psikologia.
6. Praktikoni rregullin 3-3-3
Shumicën e kohës, mendimet e shqetësuara përqendrohen rreth gjërave që ne nuk mund t’i kontrollojmë. Por nëse e kthejmë fokusin tonë tek e tashmja, kjo ndihmon në lehtësimin e ankthit. Një mënyrë për t’u përqendruar është rregulli 3-3-3, pra fokusimi në një gjë që mund ta shihni, një që mund ta prekni dhe një që mund ta dëgjoni.
7. Rrisni sasinë e magnezit
Magnezi është një mineral që ndikon në gjendjen e relaksit dhe zvogëlon tensionin. Mosmarrja e mjaftueshme e magnezit do të thotë që mund të ndiheni të lodhur, të jeni më pak në gjendje të shmangni sëmundjen dhe nivelet e kortizolit mund të qëndrojnë të ngritura, citon Anabel.
8. Meditoni
Thuhet se njerëzit që nuk kanë kohë për meditim janë ata që kanë më shumë nevojë për të. Pavarësisht nëse jeni profesionist/e i ose dikush që e sheh të mërzitshme idenë e qëndrimit vetëm me mendimet tuaja, ekziston një praktikë meditimi për ju. Kryesorja, ndikon në lehtësimin apo mbajtjen nën kontroll të ankthit tuaj.