Loredana dhe Tayna publikuan surprizën e tyre, këngën “Na 2”, e cila ka marrë komente pozitive nga njerëzit. Megjithatë, shumë komentues janë të bindur se në këtë projekt muzikor, gocat kanë thumbuar Mozzik dhe të dashurën e tij, Lotinën.
Në fakt, kanë arsye që ta mendojnë dhe do t’i analizojmë:
Së pari, Loredana thotë në fillim të këngës: “Fanse e kam pas’, tash ty po t’pëlqeka” dhe symprehtët e internetit kanë vënë re se Lotina nuk i kursente like-t në Instagram-in e Loredanës vite më parë.
Tayna thotë gjithashtu: “Stilin që e vesh, prej meje e ki/ Femnat që i nxen, prej meje i ki”, referuar ndoshta faktit që Loredana dhe Mozzik kanë shkëmbyer shpesh veshjet e tyre.
Më tej, Tayna shprehet: “Nuk po du me t’nguc (ngacmoj) se ma qet diss-in e ri” dhe Mozzik i ka bërë diss në disa këngë Loredanës, ku më e njohura është “Dhelpër dinake”.
Gjithsesi, Mozzik duket se po shijon lidhjen e tij të re me Lotinën dhe gjërat mes tyre janë bërë serioze, pasi reperi ka takuar edhe të atin e saj./Anabel.al