ShowBizzz

Zbulohet arsyeja e krizës mes Heidi Baçit dhe Romeo Veshajt

Romeo dhe Heidi kanë qenë kryefjala e ditëve të fundit. Shkak kanë qenë pikërisht zërat për një krizë në raportin e tyre. Atëherë kur dukeshin më të dashuruar se kurrë, duket se diçka ka ndodhur me çiftin. Vëllezërit Veshaj, Romeo dhe Donald festuan ditëlindjen e tyre pak ditë më parë, çfarë nxori në pah edhe krisjen mes dyshes.
Në 29 vjetorin e lindjes së tyre të dy moderatorët morën urime të veçanta nga familjarët dhe miqtë. Por Heidi Baçi, e dashura e Romeos me të cilën u njoh brenda shtëpisë së “Big-Brother Vip”, nuk u pa ta uronte moderatorin në rrjetet sociale. Kjo ngriti dyshimet se çifti i njohur ndoshta po kalon një krizë në marrëdhënien e tyre.
Po ashtu, prej disa kohësh ata nuk kanë postuar foto me njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ndërkohë që më parë kanë qenë më aktiv dhe të pandarë në profilet e tyre. Dyshja shpesh herë ndanin në profilet e tyre çaste të bukura nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ku nuk mungonin as momentet romantike e gazmore.

Megjithatë, ata ende vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale si dhe fotot që ata kanë bërë së bashku gjenden në profilet e tyre. Mesa duket krisja mes çiftit është reale dhe shkak ka qenë pikërisht rruga e ndryshme që kanë zgjedhur. Planet e çiftit kanë sjellë edhe përplasjet e para, ku teksa Romeo duket një hap më larg televizionit, e ndërsa Heidi ka zgjedhur që të investohet tek ekrani.

Angazhimi i fundit televiziv për aktorin do të jetë në tetor, ku dhe do të shfaqet “Tenxherja me kapakun”, një komedi me Elvana Gjatën.

Më pas, Romeo ka preferuar që ta shohë veten larg ekranit të madh, duke preferuar që të angazhohet në biznes, apo edhe në produksionin e një filmi.

Nga ana tjetër Heidi, duket se është më e interesuar të bëjë karrierë, këtë herë si moderatore, duke vendosur në vend të parë karrierën dhe jo lidhjen. Natyrisht që në këto muaj që kanë bashkëjetuar, dyshja ka pasur këndvështrime të ndryshme për shumë tema, duke bërë që të ketë edhe një ftohje mes tyre. Që në kohën e “Big Brother”, të dy kishin treguar se i mendojnë gjërat tërësisht ndryshe, duke pasur të tjera qëllime, por gjithçka u duk se u zgjidh kur dolën.

Më të dashuruar se kurrë, dyshja madje bënte plane edhe për martesë. Por gjithçka tashmë ka ngrirë në këtë çift, pas disa përplasjeve që kanë pasur. Megjithatë, kjo është vetëm një periudhë ftohje dhe çifti ende nuk e ka thënë fjalën e fundit. Aktualisht Heidi është ende në Shqipëri, ku edhe gjithnjë e më shpesh po shihet në ambientet e Top-it, ku edhe po pret që të ketë një hapësirë. Ish-finalistja e “Big Brother”, ka qenë në audicionet e “Portokalli”, ku edhe ka aspiruar që të ketë një vend përkrah Nevinës në moderimin e këtij formati.

Megjithatë, ende nuk ka një përgjigje, nëse do të jetë ajo moderatore në sezonin e ri. Kujtojmë që romanca mes çiftit filloi teksa të dy ata u bën pjesë e reality show-t të BBV, ata u përfolën mjaft nga publiku si dhe fituan dashurinë e tyre. Pas daljes nga shtëpia e famshme çifti filloi bashkëjetesën, ata u panë gjatë verës në vende të ndryshme me pushime. Shpesh dyshja u shfaq krahë Borës dhe Donaldit ku u duk se marrëdhënia mes tyre ishte e mirë. Këtë e ka shprehur edhe vetë Heidi në një intervistë teksa ka thënë që është e lumtur që i do shumë Romeon dhe Borën.