Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës thonë ekspertët dhe kjo për një arsye të fortë.
Mund t’ju japë gjithçka që ju nevojitet për të pasur energji gjatë gjithë ditës, duke bërë që metabolizmi juaj të funksionojë më mirë. Në fakt, ekziston një ushqim që mund t’ju ndihmojë të digjni kalori gjatë gjithë ditës.
Nëse doni t’i jepni një nxitje metabolizmit dhe të keni energji, ekspertët rekomandojnë tërshërën. Mendohet se njerëzit që hanë karbohidrate të mira si tërshëra kanë më shumë energji, humbin më shumë peshë dhe zorrët e tyre punojnë shumë më mirë.