Kjo salamandër e lashtë dhe unike e SHBA-së është në rrezik zhdukje
Alarmi nga shkencëtarët vjen në një kohë që ndryshimet klimatike dhe ndotja e mjedisit kanë pasuar varfërimin faunës nënujore.
Ndërsa ekspertët e zhytjes po studiojnë shtretërit e lumenjve për t’u dhënë atyre një mundësi për mbijetesë.
E njohur ndryshe si hardhuca e ujit, apo vindërza ato mund të rriten deri në 74 cm, me një lëkurë kafe ose jeshile tipike për tu kamufluar lehtë nën shkëmbinjë apo strofulla gurësh.
Kokat I kanë të gjera dhe trupat e sheshtë, me sy të mëdhenj.
Me vendbanime të përhapura më parë në 15 shtete maerikane, nga Nju Jorku jugor në Gjeorgjinë veriore, gati 80% e salamandrave të lumenjve tashmë janë zhdukur në të gjithë gamën e tyre.
Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës ka ngritur shqetësimin se në rajonet Ozarks ato nuk ekzistojnë më.
Shiu I fortë, erozioni, përmbytjet që sjellin gjithnjë e më shumë mbetje në shtretrit e lumenjve renditen si arsyet kryesore që habitatet e këtyre gjallesave janë shkatërruar.
Gjithashtu digat e ngritura vlerësohen si problem pasi mund të bllokojnë udhëtimet e shumimit dhe shpërndarjen. Megjithatë, ekspertët theksojnë se paralajmërimet për ndikimin në ndryshimet klimatike dhe ndotjen e mjedisit nuk bëhen vetëm për hardhucat e ujit, por për miliona gjallesa.
Gati 41% e specieve të amfibëve në mbarë botën, duke përfshirë salamandrat, bretkosat dhe tritonat, janë aktualisht në rrezik zhdukje, duke e bërë klasën më të kërcënuar të vertebrorëve.
Humbja e habitatit prek 93% të atyre.