Lajme

U takuan në rrugën kryesore të fshatit dhe nisën të debatonin, ja si agravoi sherri në Shkodër, autori…

Kanë dalë detaje të reja nga plagosja me armë në fshatin Golem në Shkodër.

29-vjeçari Ronaldo Kola ka marrë një plumb në këmbë dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Shkodërs jashtë rrezikut për jetën.

Vetë i riu ka deklaruar para policisë se nuk e njeh autorin. Ndërsa burime policore bëjnë me dije se mes të plagosurit dhe autorit Mario Kroni ka patur një konflikt të mbartur.

Kroni ka qëlluar nga një furgon i bardhë, ndërkohë policia është vënë në ndjekje të tij. Gjithashtu gazetari Bepin Kolvata informon se në vendngjarje janë gjetur 5 gëzhoja

Njoftimi:

Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. K., 29 vjeç, banues në fshatin Golem.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.