Lajme

Bajqinovci sjellë në diskutim deklaratën skandaloze të Muhaxherit – ‘godet’ LDK-në për këtë gjë!

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë (LDK), Gazmend Muhaxheri, kohë më parë ka hedhur dyshime lidhur me armatimin që është gjetur në veri pas sulmit terrorist në Banjskë, në shtator të vitit të kaluar.

Ai ka thënë se beson që armët e konfiskuara në veri mund të jenë vendosur nga Policia dhe Qeveria e Kosovës.

E për këtë deklaratë reagimet kanë qenë të mëdha.

Këtë çështje e sjellur në diskutim përsëri deputeti Mefail Bajqinovci.

Ai ka publikuar videon teksa flet Muhaxheri për armët e konfiskuar në Banjskë.

Bajqinovci thotë që mosreagimi nga LDK për këtë deklaratë tregon që të njejtit e përkrahin, përcjell “Bota sot”.

Sipas tij, Mungesa e reagimit tregon se ndoshta janë dakord me këtë qëndrim.

Postimi i plotë

Qëndrimi i LDK-së për armët e konfiskuara nga terroristët në Banjskë.

Deri më sot, nuk ka pasur asnjë reagim nga kreu i LDK-së për deklaratën e nënkryetarit, anëtarit të kryesisë dhe njëherit kryetarit të Pejës, i cili ka deklaruar se armët e konfiskuara në Banjskë janë vendosur nga vetë shteti.

Mungesa e reagimit tregon se ndoshta janë dakord me këtë qëndrim.