Lajme

30-vjeçarja aksidentalisht gëlltit një gjilpërë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se gjilpëra ka depërtuar në rrugët e frymarrjes, teksa ka vështirësuar frymëmarrjen, raporton teve1.info

Ndërsa ekipa kujdestare e Klinikës së Pulmologjisë përmes aparaturës së bronkoskopisë kanë arritur që t’a largojnë gjilpërën.

“Nje 30 vjeçare ka rrezikuar seriozisht shëndetin e saj, pasi që aksidentalisht kishte aspiruar një trup të huaj (gjilpërë). Gjilpëra ka depërtuar në rrugët e frymëmarrjes, duke e rrezikuar shëndetin e saj, e duke shkaktuar shumë vështirësi për frymëmarrje. Me të parë gjendjen e pacientes, ekipa kujdestare e Klinikës së Pulmologjisë, ishte mobilizuar, dhe përmes aparaturës së bronkoskopisë, arrihet të largohet gjilpëra, që kishte shkaktuar vështirësi dhe pengesa në frymëmarrje“, thuhet në njoftim

“Ekipi i mjekëve nga Klinika e Pulmologjisë, apelon tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm, në mënyrë që mos të rrezikohet shëndeti..“, thuhet më tej.