Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka mahnitur ndjekësit e saj me një transformim të fundit të pamjes.
Matoshi, e cila njihet për stilin e saj të guximshëm, ka vendosur të eksperimentojë me ngjyrën e flokëve, duke kaluar nga biondja e saj karakteristike në një nuancë kafe të errët.
Ndryshimin e saj të fundit, ajo e ndau me fansat përmes një postimi në Instagram, ku shfaqej me flokë më të gjatë dhe me ngjyrë të re, duke bërë që transformimi të jetë edhe më i theksuar.
“Një ndryshim i vogël, por i madh”, shkroi Matoshi në videon e saj në ‘InstaStory’, duke reflektuar mbi metamorfozën që e bën të duket ndryshe dhe të freskët.
lokimagazine