ShowBizzz

Një tjetër film romancë nga Luiz Ejlli, kush do të jetë partnerja e tij?

Luiz Ejlli, i njohur për talentin dhe energjinë e tij në botën e artit, ka vendosur të befasojë fansat me një projekt të ri – një film që po punon me përkushtim të madh.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Luizi ndau me ndjekësit lajmin se skenari i filmit është pothuajse i përfunduar, duke i rritur pritshmëritë për këtë projekt të madh.

Duke treguar se është i vetëm në këtë nismë, ai theksoi se do t’i duhet pak kohë për të krijuar një ekip të plotë, përfshirë aktorët, ekipin e xhirimit dhe sponsorët. Megjithatë, ai premtoi se edhe nëse do të jetë e nevojshme të financojë gjithçka vetë, nuk do t’i zhgënjejë fansat e tij të shumtë.

Një tjetër detaj intrigues ishte zbulimi se në film do të ketë një partnere, por emri i saj mbetet mister për momentin. Me një dozë kurioziteti, Luizi i la fansat të spekulojnë mbi identitetin e saj, duke ngritur spekulimet se kush mund të jetë kjo aktore që do t’i bashkohet në këtë aventurë filmike.

“Jam pothuajse në fund të skenarit për filmin e radhës. E merrni me mend se kush do të jetë partnerja ime?” – ishte komenti i tij.

Postimi i Luiz Ejllit



lokimagazine