Ditët e fundit në rrjet po qarkullon lajmi se dyshja e njohur, Heidi Baci dhe Romeo Veshaj i kanë dhënë fund romancës së tyre.
Çifti që u njohën dhe u dashuruan brenda mureve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP, thuhet se nuk janë më bashkë. Shkak për këto dyshime u bë mungesa e urimit publik nga Heidi për ditëlindjen e Romeos.
Një koment për këtë situatë e dha gazetari Ronaldo Sharka.
Ai dha mendimin e tij gjatë një diskutimi në “Wake Up” ditën e sotme, ku mes të tjerash u shpreh se nuk e “ha” historinë e ndarjes së çiftit, por e sheh si një përdorim prej tyre për të marrë vëmendjen e publikut.
“Më duken skenare të reja. Romeo ndjek gjithë fisin e Heidit në Instagram. Kur dikush ndahet, prishet edhe me fisin. Nuk besoj që janë ndarë, thjesht i erdhi një ditë lajmi në dorë dhe po e mbajnë të karikuar”, thotë gazetari.
lokimagazine