Lajme

Tahiri: Kosova kurrë s’ka qenë më e dobët që nga shpallja e pavarësisë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,Besnik Tahiri ka kritikuar Qeverinë Kurti për qeverisje të dobët.

Tahiri ka thënë se Kosova me qeverisjen e kryeministrit, Albin Kurti ka pësuar një dobësim në rrafshin e brendshëm dhe të jashtëm.

Sipas tij, marrëveshjet ndërkombëtare nuk kanë qenë asnjëherë problem , por sipas tij, problem ka qenë menaxhimi kombëtar dhe menaxhimi i brendshëm, shkruan teve1.info

“Kosova me qeverisjen katër vjeçare të kryeministrit Kurti ka pësuar një dobësim serioz në rrafshin e brendshëm si dhe në rrafshin e jashtëm” – ka thënë Tahiri.

“Marrëveshjet ndërkombëtare kurrë nuk kan qenë problem, problem ka qenë menaxhimi kombëtar, menaxhimi i brendshëm i Kosovës duke e kthyer mbrapa Kosovën në secilën sferë të jetës dhe duke e sjellë Kosovën në stadin më të ulët qeverisës, zhvillimor dhe ndërkombëtar” – shtoi ai.

Tahiri para gazetarëve ka thënë se Kosova kurrë nuk ka qenë më e dopët që nga shpallja e pavarësisë së saj, e që sipas tij qytetarët kosovarë po ballafaqoehn me probleme të mëdhaja.

“Kosova është dobësuar sot, Kosova kurrë s’ka qenë më e dobët që nga shpallja e pavarësisë së saj, qyetarët e Kosovës ballafaqoehn me problemet më të mëdhaja që ndërlidhen muaj me muajin “ – deklaroi Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së.

Tutje, Tahiri theksoi se AAK-ja do t’i adresojë tri çështje si grup parlamentar.

Ai tha se do të vazhdojnë angazhimin që t’a shtyjnë përpara koncepin e ligjit për paga, ku sipas tij, vlera mesatare e një page në ligjin e pagave do të jetë një mijë euro, dhe se do t’a shtyjnë miratimin për sigurime shëndetësore dhe do t’a bëjnë forcimin e ekonomisë së Kosovës.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të mundohet t’i adresojë tri çështje që janë për ne shumë të rëndësishëm, e para ne do të vazhdojmë angazhimin tonë që të shtyjmë përpara koceptin e ligjit të pagave, ku vlera mesatare e një page në ligjin e pagave do të jetë një mijë euro, do të shtyjmë përpara me çdo kusht miratimin e ligjit për sigurime shëndetëosre, i cili tash e katër vite është në sirtartë e kësaj qeverisje dhe çështja e tretë shumë e rëndëshshme, është forcimi i ekonomisë të Kosovës” – deklaroi Tahiri.