E reja e cila u dogj me benzinë nga ish-bashkëhsorti, Melisa Trëndafili, në një intervistë për “Shqipëria Live”, nga ambientet e QSUT, rrëfeu historinë e plotë.
Ish-bashkëshorti i saj, Bledar Trëndafili vijon të jetë i fshehur, që nga ngjarja e e 31 gushtit ku nëna e dy fëmijëve Melisa Trëndafili u dogj me benzinë.
31-vjeçarja është shumë e tronditur nga ngjarja makabër dhe ka deklaruar se po vuan nga ankthi.
“Jam shumë keq. Po kthehesha nga puna, më gjeti tek rrugica e shtëpisë, ndaloi dhe nuk e pash që kishte benzinë. E kishte futur shishen tek xhepi. E nxori dhe më hodhi çakmakun, ishte fqinja ajo që fiku me ujë zjarrin. AI erdhi dy ditë më parë, takoi fëmijët, u ulëm në një park lojërash, ishte i qetë. I thash për fëmijët duhet të kemi komunikim. Ditën e dytë nuk folëm më , të tretën pastaj erdhi e bëri.
Po presim të shikojmë si janë plagët. Di vetëm që do të rri gjatë në spital. Plagët i kam tek duart më shumë sepse jam munduar ta fik zjarrin me duar, barkun dhe kofshët. Kam temperaturë dhe më ka nisur ankthi. Nuk fle dot, trembem. Më del imazhi i tij para syve, kam frikë edhe për fëmijët. Kam 10 vite që njihem me të. Ai e ka ndërruar emrin, E ka pasur Bledar Trëndafili dhe tani e ka Elton Trëndafili edhe vjet në nëntor unë po sëmuresha shumë shpesh sepse jetonim në Tiranë, kishim punë tonën.
Sëmuresha prej stresit, i flisja për mirë, që shiko se kemi familje, ai nuk po bënte asnjë ndryshim dhe unë u sëmura më shumë dhe aty vendosa të shoh fëmijët dhe veten time. Familjarët e tij kam kontaktuar sepse kam marrëdhënie të mira. Ata më mbështesin, kanë bërë çmos që ai të ndryshonte por nuk e bëri. Gjatë sezonit punonte në Sarandë. Kemi ndërruar shumë shtëpi. Unë nuk kam asgjë. Kur kisha punën këtu në tiranë, që ma hapën njerëzit e burrit, ai ma shkatërroi. Më ka ndihmuar tashmë familja ime, që nga nëntori. Punoj ku të mundëm. Ai më ka lënë shumë keq me sigurimet”, tha ajo për ‘Top Channel’.