Një debat që ka marrë jo pak vëmendjen e rrjetit është zhvilluar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Në panel kanë qenë të ftuara gazetarja dhe aktivistja Zhaklin Lekatari, si dhe Linda Pano, bashkëshortja e pastorit Akil Pano.
Në studio u diskutua për shoqërimin në altar të vajzës nga i ati, një traditë që së fundmi është ngritur si jo i duhur nga një pastor në Suedi, i cili e cilëson këtë traditë si patriarkale. (Thënë shkurt: një burrë- i ati- e shoqëron dhe dorëzon të bijën të një burrë tjetër- bashkëshorti)
“Lëvizjet feministe kanë krijuar steriotipin që burri është kërcënimi dhe problemi. Kjo lëvizje ka marrë revanshin, ka shkuar përtej normalitetit” – u shpreh ndër të tjera Linda ndërsa Zhaklina e revoltuar është shprehur se kjo lëvizje mund të quhet nxitëse e dhunës, duke krijuar mendësinë se gratë dhe lëvizjet feministe urrejnë burrat, aspak e vërtetë kjo sipas Lekatarit.
Debati në studio ka vazhduar e po ashtu dhe reagimi në rrjet. Ndër ata që kanë reaguar ka qenë edhe Dorina Mema, anëtare e koalicionit pro familjes, themeluar nga Akil dhe Linda Pano.
Dorina ka ironizuar ashpër Zhaklin Lekatarin, duke u shprehur se kërkon respekt pasi ka ardhur si “figurë vib*atori” e sipas saj figura të tilla nuk meritojnë respekt.
“Pse e lodh veten o @linditapano
Atyre u flet rroga
Edhe noj rroge ne beograd mundesisht
Ata jane te gjithe te paguar per te folur.
Ndaj nuk ben sens me anje gje ne kete bote
Se kotesia ka marr ze e ka zene karrike
Tani kerkojne edhe respekt pasi erdhen si figura vibratori.
Si kuptoj une keta
Keta po kerkojne te shkaterrojne nocionin e familjes.
I dashur njerezim:
Jepiniate qe meritojne
Se po ju shkaterrojne femijet qe te mbajne karriket ata”