Lajme

Rruga Deçan-Plavë, tuneli i Rozhajës, korridoret ajrore, Aliu njofton për bisedën me kryediplomatin e Malit të Zi

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, është takuar me Ervin Ibrahimovic, zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi.

Përmes një postimi në Facebook, Aliu ka thënë se në kohën kur Ibrahimovic ka qenë ministër i Investimeve Kapitale, ka arritur marrëveshje për rugën Deçan Plavë, si dhe për studimin e fizibilitetit për ndërtimin e tunelit të Rozhajës, si dhe për hapjen e koridoreve ajrore mes Kosovës dhe Malit të Zi.

“Në kohën sa z. Ibrahimovic ka qenë Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Investimeve Kapitale në Repubikën e Malit të Zi, kemi pasur mundësinë që të arrijmë marrëveshje për rrugën Deçan – Plavë, për studimin e fizibilitetit për ndërtimin e tunelit të Rozhajës, si dhe për hapjen e koridoreve ajrore mes dy vendeve.

Projekte për të cilat diskutuam edhe sot, me bindjen se shumë shpejtë edhe do të jetësohen”, ka shkruar Aliu.