Lajme

Shkodra: Situata e sigurisë në veri është stabilizu, ishte kërcënim edhe për rajonin

Selam Shkodra, ish-zëvendësministër i Punëve të Brendshme, ka thënë se veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri kanë dhënë efekte dhe se tani ajo pjesë e vendit është e qetë.

Shkodra në emisionin “InfoNata” në Tëvë1 ka thënë se me rëndësishmja është stabilizimi i sigurisë në pjesën veriore, që në të kaluarën ka qenë kërcënim për Kosovën, por edhe rajonin.

“Veprimet në veri kanë dhënë një efekt të jashtëzakonshëm, është marrë veriu në kontroll, është shtri sovraniteti, cka është me rëndësishme, Kosova është çështje e sigurisë ndërkombëtare, është stabilzu siguria në pjesën veriore, e që në të kaluarën është kërcënuar vendi dhe rajoni nga ai pellgu i krimit që kanë qenë dhe ka pas komandën në Beograd”, ka thënë Shkodra.

Ai ka thënë se përkundër kritikave nga ndërkombëtarët për veprimet në veri ato tash janë harru dhe veriu është i qetë dhe nënkotroll.