Georgina Rodriguez ka deklaruar së fundmi se ajo dhe Cristiano Ronaldo u njoftuan për herë të parë gjatë verës së vitit 2016.
Këtë informacion ajo e dha gjatë një videoje të publikuar në YouTube, ku ishte i pranishëm edhe ylli portugez.
Duke qenë se kjo pyetje e njëjtë iu shtrua të dyve, Georgina ishte ajo e cila pati informacionin e saktë.
Videoja me pyetje-përgjigje u publikua në kanalin shumë të ndjekur të yllit portugez, që theu rekorde me abonime që nga fillimi.
Gjatë këtij bashkëbisedimi, çifti gjithashtu kanë ndarë edhe detaje të tjera, e sidomos të jetës së tyre personale.
Ronaldo dhe janë një çift tejet i komentuar dhe me një ndikim të jashtëzakonshëm në publik.