Lajme

Deklarata e fundit e Hillit për Asociacionin, nga Kosova i shkon një reagim i ashpër: Veç t’i kryejmë do punë në …

Ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill, vazhdon t’i tregojë Kosovës se duhet të formojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Ai në një deklaratë së fundmi, ka thënë se Asociacioni është elementi parësor në tavolinën e diskutimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Atij për këto deklarime, i ka reaguar analisti Xhevdet Pozhari, përcjell Bota sot.

“Yes, yes… veç t’i kryejmë do punë në veri. Çështjen e personave të pagjetur. Kërkim falja. Më pas pranimi i pavarësisë së Kosovës nga Serbia, kompensimi i dëmeve të luftës dhe në fund ndoshta i vjen rendi edhe Asociacionit.

E, derisa të ndodhin krejt këto për një gjë jam i sigurtë: mandati yt si ambasador do të përfundojë. Nuk them se do të harrohesh ngaqë do mbahesh mend për deklaratat e llojit “Serbia është më afër anëtarësimit në NATO sesa Kosova”, “Bombardimet e NATO-s kohë e tmerrshme, serbët as që duhet ta harrojnë”, etj, etj…

Qysh na ka mësuar vet SHBA: Ne i kemi lidhjet e fuqishme, të hekurta me Amerikën. Kemi veç disa sfida me deklarimet e Ambasadorit të tyre në Serbi”, ka shkruar Pozhari në një postim në Facebook./Botasot