Gjykata e Korçës caktoi masën arrest me burg për 21 vjeçarin, i cili akuzohet për mardhënie seksuale me të mitur.
Dritson Kurti 4 ditë më parë u bë baba i një vajze me një 14-vjeçare në qytetin e Korçës.
Sipas raportimeve mësohet se pas arrestimit nga policia, familjarët kanë kërkuar lirimin e 21-vjeçarit me pretendimin se komuniteti i tyre i ka zakone martesat në moshë të vogël.
Gjithashtu edhe 14-vjeçarja ka kërkuar lirimin e bashkëshortit të saj, duke shpjeguar se martesa është bërë me pëlqimin e prindërve të saj.
Kujtojmë se prej 1 viti ata bashkëjetonin me njëri-tjetrin në banesën e 21-vjeçarit në Korçë, i cili jeton me gjyshen.