Lajme

​Lansohet projekti “Mbrojtja e të drejtës për të qenë vetvetja”

Ambasada e Francës në bashkëpunim me Fondacionin Jahjaga, CSGD dhe CEL sot ka lansuar projektin e barazisë për të gjithë së bashku.

Ky projekt i titulluar “Mbrojtja e të drejtës për të qenë vetvetja” synon, në kuadër të një qasje ndaj harmonisë sociale, të luftojë kundër këtyre lëvizjeve përçarëse anti-gjinore dhe anti-LGBT+.

Ish- presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u shpreh se edhe si presidente e Kosovës por tani edhe përmes fondacionit Jahjaga po e shfrytëzon autoritetin e saj moral për të mbështetur gratë të rinjtë dhe grupet e margjinalizuara.

Sipas saj Kosova në aspektin legjislativ ka bërë hapa pozitiv por që zbatueshmëria e tyre mbetet sfidë.

Arber Nuhiu në emër të tri organizatave, Fondacioni Jahjaga, CSGD dhe CEL tha se ky projekt i përbashkët synon ta adresoj dhe parandaloj përhapjen e retorikes kundër të drejtave te njeriut kundër grave dhe kundër personave LGBT+.

Ai tha se me këtë projekt synohet fuqizimi i individëve dhe organizatave qe përfaqësojnë këta persona.

Gjatë gjithë këtij projekti, Fondacioni Jahjaga, Qendra për zhvillimin e grupeve sociale (CSGD) dhe Qendra për barazi dhe liri (CEL) do të zhvillojnë aktivitete të ndryshme për të luftuar këtë diskriminim dhe për të mbrojtur të drejtat e secilit.