Lajme

Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen katër persona në veri të Mitrovicës

Katër persona kanë ofenduar e më pas kanë sulmuar dy zyrtarë policorë në shëtitoren e veriut të Mitrovicës të cilët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

E nga ky sulm njëri nga policët ka pësuar lëndime.

Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.

Sipas tij, të dyshuarit janë arrestuar në rrugën “Knjaz Milosh” dhe janë dërguar në stacionin policor, ku edhe i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore.

‘Më datë 10.09.2024 katër persona të moshës madhore kanë ofenduar e më pas sulmuar dy zyrtar policor në shetitore të Mitrovicës Veriore e më pas janë larguar, ku njëri nga policët ka pësuar lëndime. Njësitet policore kanë arritë t’i arrestojnë të dyshuarit në rrugën ’Knjaz Milosh’, të njëjtit janë dërguar në stacion policor e më pas janë dërguar për kontroll mjekësor” – ka thënë Elshani.

Tutje ai tha se të njëjtit kanë kundërmuar alkool dhe ju është bërë matja pas së cilës ka dal që tre nga ta janë nën ndikim të alkoolit.

Elshani theksoi se me urdhër të Prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje

“Të njejtit kanë kundërmuar në alkool dhe ju është bërë matja dhe  ka dal që tre nga ta janë nën ndikim të alkoolit, me urdhër të Prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje.” – përfundoi ai.