Vëllai i Melisa Trëndafilit gruas së re e cila u dogj me benzinë nga burri i saj, ka treguar historinë e trishtë që ka kaluar motra e tij.
Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, ai tha se Bledar Trëndafili kishte hyrë në borxhe dhe të gjitha ia kishte lënë Melisës, duke bërë që kjo e fundit të kalonte në depresion.
Sipas vëllait të të resë, Bledari ka qenë edhe i dënuar në Greqi për drogë.
Ai thotë se ka qenë familje e tij qe e ka ndihmuar Bledarin, madje edhe kur ka qene ne burg.
PJESE NGA INTERVISTA
Vëllai i Melisës: Prindërit na janë ndarë në një moshë kur ne ishim të vëngje. Jeta ka qenë e vështirë, por ja kemi dalë. Sot motra është 31 dhe unë 29. Motra jeton në Korçë tek mami, kurse unë jetoj në Tiranë. Motra ka 10 vjet e martuar.
Ka qenë njohje me shkuesi, apo dashuri?
Vëllai i Melisës: Ka qenë njohje me dashuri, motra ka qenë 21 vjeç në universitet.
Çfarë ka ndodhur, ata u njohën e prezantoi në familje..
Vëllai i Melisës: Pastaj ai ka ikur në Greqi, motra ka qenë shtatzënë, ai ka qenë i dënuar në Greqi për drogë. Motra ka jetuar tek mamaja me bashkëshortin e saj. Ai kur ka dalë nga burgu ka gjetur djalin 4 vjeç.
Më pas erdhën këtu në Tiranë, duke i ndihmuar familja e vet, ish burri që është në Amerikë. Kanë hapur një biznes.
Keni pasur komunikim?
Vëllai i Melisës: Nuk kam pasur komunikim. Situatën e dinim të gjithë. Mamaja ime ka qenë ajo që e ka ndihmuar atë në burg. Motra ka qenë ajo që nuk donte që të ndaheshin.
Motra duke pasur merakun tonë që mos na shqetësonte. I mbante për vete. Ai konsumonte drogë, alkool, prishte gjithë lekët, nuk ishte i aftë për asgjë. Dhunë psikologjike po, por dhunë fizike jo. Ai ka konsumuar edhe kokainë, motra e ka gjetur të droguar në shtëpi.
I la me shumë para borxh dhe u largua duke mbyllur telefonin. Motra nga kjo kaloi prapë në depresion duke vazhduar me mjekime.