Kryetari i Partisë Demokartike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në selinë e PDK-së, shefin e ri të zyrës së BE-së, Aivo Orav.
Krasniqi ardhjen e ambasadorit Orav në Kosovë, e ka cilësuar lajm të mire për vendin tone, teksa ka njoftuar se në këtë takim kanë diskutuar për çështje të interesit të përbashkët, raporton teve1.info
“Sot, në selinë e PDK-së, kisha kënaqësinë ta mirëpres shefin e ri të zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav. Pa dyshim, ardhja e ambasadorit Orav në Kosovë, i cili ka një përvojë mbi 30 vjeçare në diplomacinë evropiane, e posaçërisht atë të Ballkanit, është lajm i mirë për vendin tonë. Bashkë diskutuam dhe ndamë pikëpamjet tona për çështje të interesit të përbashkët, në funksion të avancimin e proceseve integruese të Kosovës. Për shtetin tonë integrimi euro-atlantik mbetet prioritet i pazëvendësueshëm“ – ka shkruar Krasniqi.
Tutje, kreu i PDK-së njoftoi se i kanë konfirmuar ambasadorit Orav përkushtimin e plotë të PDK-së për të kontribuar në thellimin e raporteve diplomatike dhe politike mes Kosovës dhe BE-së.
“Ambasadorit Orav ia konfirmova përkushtimin e plotë të Partisë Demokratike të Kosovës për të kontribuar në thellimin e raporteve tona diplomatike dhe politike, të cilat garantojnë rrugëtimin e sigurt të Kosovës drejt BE-së.“ – përfundoi Krasniqi.