Lajme

‘Çmendet’ moti/ Tornado ‘bën kërdinë’ në plazhin e Toskanës në Itali, publikohet momenti kur… (Video)

Çadra e shezlonge ngriheshin dje në ajër nga një tornado i paparë në plazhet e Toskanës në veriperëndim të Italisë, rajoni i njohur për artin, ushqimin dhe vreshtat e tij, por që vitet e fundit është bërë objekt fenomeneve të reja të papritura të motit.

Në pamje të publikuara nga rezortet shiheshin dëmet e shkaktuara nga erërat e pazakonta që duket se i dhanë fund sezonit turistik, ndërsa nuk ka pasur raportime për plagosje.

Vendasit u habitën nga tornado që u krijua në det, duke ngritur spiralen e ujit dhjetra metra në ajër, e shoqëruar me erëra të forta që shkatërruan plazhet e Bagno Giglio dhe Marina di Grosseto, shkruanin mediat italiane.

Objektet e ngritura në ajër dëmtuan disa automjete të parkuara, shkruante rrjeti vendas Il Tirreno.

Pronari vendas i një biznesi në plazh Claudio Castellucci tha për mediat se kishte pësuar dëme në rreth €60,000, duke shtuar se “kjo do të thotë se sivjet kam punuar për asgjë”.

“Sigurisht që sikur të kishte ndodhur më herët do të kishte qenë më keq, por më ka shkatërruar gjithçka kisha jashtë, cadrat, lodrat e femijeve”, shtoi Castellucci.

Bashkia vendase raportohet se po aplikon për fondet e ‘katastrofës natyrore’ për të dëmtuarit privatë, shkruan rrjeti Metro.