Lajme

Konjufca takon shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian, Aivo Orav

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka prit sot në takim Shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

Konjufca e ka uruar ambasadorin për punën e deritanishme të Legjislaturës VIII, përfshirë miratimin e disa ligjeve shumë të rëndësishme që lidhen me Agjendën e Reformave Evropiane.

Sipas njoftimit të Kuvendit, ata kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe rajon, agjendën evropiane të Kosovës.

Derisa, kryetari e ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e BE-së ndaj Kosovës, në fushat e sundimit të ligjit, demokratizimit dhe forcimit të institucioneve.

“Kryetari Konjufca dhe ambasadori Orav shprehën gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe vazhdimin e mbështetjes së legjislativit në funksion të avancimit të agjendës së përbashkët evropiane”, thuhet në njoftim./teve1.info/