Lançimi i pjesës së dytë të sezonit të katërt të serialit të shumë ndjekur, “Emily in Paris” eshte shume prane. Pjesa e parë e këtij sezoni doli më 15 gusht, derisa pjesa e dytë publikohet në platformën Netflix më 12 shtator. Episodet e mbetura, premtojnë të sjellin edhe më shumë dramë, romancë si dhe modën ikonike pariziane, për të cilën edhe njihet ky serial.
Vetëm dy javë më parë, platforma e filmave, Netflix, publikoi trailerin e pjesës së dytë të serisë. Nga ato që kemi parë nga ky trailer, këto episode do të sjellin edhe më shumë dinamikë.
Personazhi i Emily pritet njihet me një personazh tjetër në jetën e saj, i cili quhet Marcelo, shkruan albeu.com. Takimi i saj me këtë karakter të ri, vjen edhe mes dramave që do të përfshijnë atë, Gabrielin dhe Camille. E veçanta e pjesës së dytë, ndryshe nga pjesa e parë është se ngjarja do të zhvillohet edhe në qytetin e Romës, Itali.
bal