Lajme

Arrestohet shtetasi arab në Prishtinë, po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar

Njësiti Fast Kosova i Policisë së Kosovës të martën ka arrestuar një shtetas nga Arabia Saudite, i cili po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar.

Personi i arrestuar, me inicialet M.Th.K., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Arabisë Saudite për përfshirje në veprimtari penale (mashtrime financiare), sipas njoftimit të Policisë.

Njoftimi

“Ndaj personit të arrestuar do të vazhdojnë procedurat e e parapara për raste të tilla në koordinim me institucione tjera, përfshirë organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.