Ish-ambasadori Lulzim Peci, e ka cilësuar akt të turpshëm të Policisë së Kosovës arrestimin e politikanit Aleksandar Arsenijeviq gjatë aksionit të tij kundër Kurtit në veri.
Peci ka thënë se me këtë akt, Policia e ka privuar nga liria një qytetar që ka protestuar në mënyrë jo të dhunshme.
“Pastaj, ejani dhe bindeni dikë që institucionet e tona i respektojnë të drejtat e njeriut dhe që i respektojnë të drejtat e komuniteteve jo-shumicë. Me këtë qasje irracionale dhe anti-kushtetuese, do ta kërkoni Asociacionin, por nuk do ta gjeni”, ka shkruar tutje ai.
Drejtori i KIPRED-it ka kritikuar tutje edhe shoqërinë civile dhe partitë opozitare për heshtje në këtë rast të, siç e ka quajtur ai, shkeljes së të drejtave të njeriut.