Ditën e sotme, aktorja Cubi Metkaj ishte e ftuar në programin “Në shtëpinë tonë” ku foli rreth angazhimeve të kësaj vere. Me një lojë fjalësh për përmasat e shtratit, të cilin Cubi tha se e ka “queen size”, ajo po pret një “king” (mbret) krah saj. Por si duhet të jetë “king”-u dhe a ka një ‘djalë king’ krah saj?
Intervista me Cubin:
Të pëlqen të flesh vetëm apo e shoqëruar?
Cubi Metkaj: Po tani unë krevatin të madh e kam, dopio. E kam ‘queen’, të lutem se jam një ‘queen’. Kështu që ‘king’-u po të dojë, e ka vendin aty. Po s’deshi, ec çuno!
-Meqë jemi te king-at, si i pëlqen king-at?
Cubi Metkaj: Yll mo, king!
-Je ajo vajza tipike që ëndërron për një princ të kaltër, që kur rritesh e kupton që nuk ekziston?
Cubi Metkaj: E kam kaluar këtë fazën, dikur kështu e mendoja, princin e kaltër të vinte te shtëpia.
-Po tani si e mendon?
Cubi Metkaj: Tani të jetë një njeri që të më kuptojë, të jetë në të njëjtin ‘vibe’ me mua, kështu në mënyrë absolute se ndryshe nuk funksionon dhe të punojë.
-Po një gjë që nuk do ta duroje, nuk do ta doje kurrë te partneri yt i ardhshëm se the që fle vetëm kështu që marrim me mend që je ‘single’, apo jo?
Cubi Metkaj: Nuk thashë gjë, thashë që krevatin e kam ‘queen’. Bujrum “king”-u!