Për trajnerin Silvinjo, rezultati më i drejtë i duelit mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë do të ishte barazimi. Në prononcimin e dhënë menjëherë pas sfidës, tekniku kuqezi ndër të tjera u shpreh djemtë e kombëtares dhanë maksimumin.
“Këto ndeshje janë 50 me 50. E vështirë, ekipi që pëson gol e humbet ndeshjen. Me një ekip të tillë është e vështirë të barazosh. Ata kanë lojtar të shpejtë. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe me Çekinë. Kemi stile të ngjashme. Taktikisht kemi qenë shumë të ngjashëm. Por teknikisht është shumë e vështirë të reagosh kur pëson një gol.
E tillë ishte ndeshja. Edhe për ta ishte e vështirë. Kanë mesfushë të mirë. Kvara ka cilësi të larta. Në aspektin taktik stërviten shumë mirë. Mendoj që kur pëson një gol është e vështirë të barazosh. Meritë ka edhe trajneri Sanjol, që ka bërë një punë të mirë.
Rezultati më i mirë i mundshëm do të ishte barazimi. Ne jemi skuadër që luftojmë shumë deri në limitet. Nuk mund t’iu them asgjë lojtarëve se kanë dhënë maksimumin. Sakrifikojmë shumë, kemi shpenzuar shumë energji. Rezultati më i mirë do të ishte barazimi.
As Seferi dhe as Uzuni nuk janë sulmues qendrorë. Por Seferi e bën më shumë në raste të tilla. Në varësi të karakteristikave të lojtarëve bëmë këto zgjedhje. Nuk kishte shumë hapësira për Uzunin ndaj aktivizuam Seferin”, u shpreh Silvinjo.