ShowBizzz

“Idiot komplet” Albano Bogdo shpërthen ndaj trajnerit Sylvinho

Mbrëmjen e djeshme u luajt ndeshja Shqipëri – Gjeorgji në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Pavarisht një loje të bukur ndaj një kundërshtari të fortë dhe mjaft në formë momentalisht, Shqipëria humbu me rezultat minimal në pjesën e dytë të lojës.

Mirëpo duket se shqiptarët janë të parët për kritika nëse Shqipëria humb — si ç’bëri aktori Albano Bogdo.

Ai nuk e ka pritur aspak mirë rezultatin dhe ka shpërthyer ndaj trajnerit Sylvinho.

“Në Amerikë ka 35 sporte të tjera më të rëndësishme se sa futbolli. Të gjithë futbollistët janë më të paguar se sa Ronaldo. Silvinjo është një trajner idiot komplet, nuk ka fituar kurrë asgjë dhe nuk ka eksperiencë. Shkon në Europian dhe nuk thërret Sokol Cikalleshin. Golat që ka bërë Jasir Asani nga jashtë zonës merri shikoi dhe kanë ardhur si pasoje sepse Cikalleshi vrapon pa top dhe merr dy qëndër mbrojtësit me vete. Asani del bosh dhe godet portën. Broja ka luajtur a ska luajtur 5 ndeshje se ka qenë i dëmtuar ose 10 maksimumi”, tha ai.



lokimagazine