Lajme

Hapet qendra për trajtimin e qenve endacakë në Prishtinë

Është hapur qendra për trajtimin e qenve endacakë në Prishtinë.

Në hapjen e qendrës mori pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Rama ka thënë se qentë që do të trajtohen në këtë qendër nuk do të lëshohen më në rrugë.

“E mira është që pas trajtimit në këtë qendër, qentë nuk do lëshohen më në rrugë por do nisen procedurat për dhënien e tyre për adaptim te qytetarët e interesuar. Për këtë ndihmesë është edhe subvencionimi i tyre prej 50 eurove”, ka thënë Rama.