Reperi Ledri Vula dhe Rina Zaiti janë në qendër të vëmendjes ditët e fundit pasi u tha se janë në një romancë bashkë.
Dyshja u panë teksa shijonin pushimet në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke bërë që gjithë rrjeti të flasë për ta.
Edhe pse një figurë e panjohur për publikun, më pas u bë e ditur se Rina ka shoqëri të mirë me këngëtaren Dafina Zeqiri. Mirëpo jo vetëm kaq!
Ajo ka patur gjithashtu shoqëri edhe me Sara Hoxhën, madje vetëm 1 muaj më parë i komentonte në postimet e rrjeteve sociale.
Komentet e saj të lënë të kuptosh se janë bërë në një kohë kur ishte njohur dhe krijuar një lidhje me ish-in e Sarës, Ledrin.
E duket se një reagim ka ardhur nga Sara, pasi lajmi për lidhjen e shoqes së saj me Ledrin u bë publik. Ajo tashmë nuk e ndjek më Rina Zaitin në Instagram, duke lënë të kuptohet se raportet mes tyre janë prishur, e pritshme!
Rina dhe Ledri nuk e kanë konfirmuar publikisht romancën e tyre, megjithatë e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.
lokimagazine