Aktorja ka qenë edhe më parë e zëshme për përvojën e saj me perimenopauzë, dhe tani, ajo po kërkon nga gratë që edhe ato të ndryshojnë këndvështrimin për veten nëse po kalojnë në këtë fazë të jetës.
Në një intervistë për “Marie Claire”, Berry foli për përballjen me stigmën që vjen bashkë me fazën e menopauzës te gratë.
“Ne nuk duhet të shihemi vetëm si trupa që sjellim fëmijë në jetë dhe kjo është gjithçka që u intereson burrave dhe shoqërisë në përgjithësi, përkundrazi. Ne duhet ta kalojmë këtë paragjykim dhe nuk duhet të ndihemi keq për menopauzën,” thotë ajo.
Pavarësisht këndvështrimit shpesh gjykues që shoqëria i jep këtij procesi që i ndodh grave, Berry thotë se e sheh menopauzën si një rilindje.