Kuriozitete

Guxim apo çmenduri: një amerikan pagoi 395 mijë dollarë për një shtëpi që mund të shembet në çdo moment

David Moot nga Massachusetts në SHBA ka bërë të ditur për publikun vendimin e tij për të nisur një investim të pazakontë në pasuri të paluajtshme, pavarësisht paralajmërimeve se ky veprim mund t’i kushtojë shtrenjtë.

Përkatësisht, Moot bleu një shtëpi në Cape Cod, që ndodhet në bregdetin e Massachusetts, për 395,000 dollarë.

Investimi në vetvete ndoshta nuk do të përbënte problem, por më tej tërhoqi vëmendjen e publikut fakti që shtëpia ndodhet në tokë që mendohet se do të shembet në pak vite.

Ky piktor 59-vjeçar deklaroi se shtëpia ka tre dhoma gjumi dhe se ka një pamje perfekte të Oqeanit Atlantik. Pavarësisht problemeve me të cilat mund të përballet në të ardhmen, Moot tha se donte të blinte një shtëpi si kjo.

“Jeta është shumë e shkurtër dhe unë thjesht i thashë vetes: “Le të shohim se çfarë do të ndodhë. Do të përfundojë në oqean. Mund të ndodhë ose jo gjatë jetës sime”, tha Moot në një intervistë për Boston Globe.

Ai tha gjithashtu se përpara se të blinte shtëpinë e tij, u konsultua me ekspertë dhe studioi parashikimet e erozionit të tokës rreth shtëpisë.

Ai gjithashtu hulumtoi mënyra për të ngadalësuar erozionin bregdetar, duke përfshirë mbjelljen e barit të plazhit që mund të stabilizonte rërën.

“Kjo është një ëndërr kaq e mrekullueshme e realizuar për mua dhe do të doja ta ndaja me të tjerët”, tha Moot.

Ndërsa nga njëra anë Moot po shijon pronën, ekspertët theksojnë se shembja është vetëm çështje kohe.

“Përgjatë Bregut Lindor të SHBA-së, 80 deri në 90 për qind e plazheve po gërryen. Ka vetëm zona të kufizuara ku plazhet janë të qëndrueshme. Të paktën tani për tani. Njerëzit blejnë shtëpi gjatë verës dhe shkojnë në plazh atje. Plazhet atje janë të bukura dhe të gjera në dimër, plazhi në fakt ngushtohet dhe kjo është kur shumë shtëpi hyjnë në telashe tani, derisa dallgët të godasin skajin e atij bllofi Profesori i Kërkimeve Bregdetare të Universitetit Ndërkombëtar të Floridës, Stephen Leatherman.

 

/rtsh.al/